Sipas
të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, “Zonja” ka në dispozicion plot
80 milionë euro për të përforcuar skuadrën
në merkaton e verës. “Zonja e Vjetër” tashmë është “Zonjë e pasur”. Merkatoja
e verës pritet të jetë e nxehtë për klubin bardhezi, pasi ka në dispozicion
plot 80 milionë euro për të shpenzuar në fund të këtij sezoni. Me këtë shumë
Juventusi ka më shumë mundësi të arrijë objektivat: Frenk Riberi dhe Gonzalo
Higuain.Vendimtar do jetë kualifikimi
në Ligën e Kampionëve, pasi nëse “Zonja” ia del të sigurojë një vend në këtë
veprimtari sezonin e ardhshëm, atëherë do ketë më shumë para në dorë. Nëse kjo
arrihet, atëherë mund të përforcohet edhe reparti i mbrojtjes, alternativat e
të cilit mund të jenë Mekses i Romës dhe Bonuçi i Barit.