Man. Utd, rritet tensioni
Man. Utd, rritet tensioni mes tifozeve e pronareve
Rritet
tensioni mes pronareve familjes Glazer dhe tifozeve te Manchester United per
ceshtjen e pronesise se skuadres.
Nje punonjes i stadiumit “Old Trafford” eshte pushuar nga puna, pasi ne ndeshjen kunder Milanit ka mbajtur shallin qe simbolizon fushaten e ndermarre nga tifozet per te larguar pronaret amerikane. Pasi klubi i ka kerkuar te heqe shallin, djaloshi 19 vjecar nuk ka pranuar, duke u shkarkuar menjehere nga puna.
Klima ne ambientet e United nuk eshte nga me te mirat pasi eshte dhene urdher qe nga stadiumi te hiqet cdo banderole kunder familjes Glazer. Gjithashtu, televizioni MuTv eshte censuruar plotesisht, pasi gazetaret nuk mund te flasin per kete proteste.